​Mandzukic bëhet me klub të ri

Futbollisti i kombëtares kroate Mario Mandzukic nënshkroi sot kontratën me Al-Duhail të Katarit.

Edhe pse mediat italiane pohuan dje se marrëveshja kishte dështuar për shkak të “mosmarrëveshjeve ekonomike në negociata” dhe se ish-lojtari i kombëtares kroate ishte kthyer në Torino për të pritur një transferim të ri, Mandzukic ende nënshkroi sot dhe është zyrtarisht lojtari i ri i klubit nga Katari.

Sipas mediave italiane, kampioni italian duhet të marrë dëmshpërblim prej pesë e gjysmë milion, ndërsa sulmuesi kroat do të fitojë rreth 10.5 milionë euro brenda një viti e gjysmë. Kjo do të thotë se  Mandzukic do të fitojë shtatë milionë euro në vit, një milion më shumë sesa në Juventus.

Ky është klubi i tetë në karrierën e Mario Mandzukic. Pas Kupës së Botës në Brazil në 2014, ai u transferua në Atletico, dhe një vit më vonë kaloi në Juventus. Luajti finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin në vitin 2017, dhe në humbjen ndaj Realit shënoi golin e vetëm për ‘Zonjën e Vjetër’.

Me ardhjen e Sarrit në stolin e Juventusit, Mandzukic humbi vendin e tij në skuadër dhe ishte çështje kohe para se ai të largohej nga Torino. Manchester United ishte gjithashtu në lojë, por Mandzukic zgjodhi klubin nga Katari, trajner i të cilit është Rui Faria, një ish-ndihmës i Jose Mourinho.