Video

Justin Bieber dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër, në pritje të fëmijës së parë

Modelja e njohur Hailey Bieber dhe këngëtari Justin Bieber, janë në pritjen e parë më të ëmbël. Ata së shpejti do të bëhen prindër.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hailey përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë disa fotografi dhe një video përkrah Justin Bieber.

“Justinbieber”, ka shkruar ajo në postim.

Hailey shihet me barkun e fryrë ndonëse nuk ka treguar në cilin muaj është dhe as gjininë e foshnjës.
“Alexa luaj këngën ‘Baby’ të Justin Bieber sepse bebja Bieber është rrugës”, ka shkruar revista prestigjioze Vogue, ndërsa postoi lajmin në rrjetin social Instagram.

Hailey në videon dhe fotografitë që ka postuar kishte të veshur një fustan të bardhë dhe vello nga brendi i mirënjohur i veshjeve “Saint Laurent”, ndërsa çifti shihej duke ripërtërirë betimet e martesës.