​Llapi njofton se ndeshja kthyese ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” luhet me tifozë

Skuadra e Llapit ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes së cilës ka bërë të ditur se ndeshja kthyese e Ligës së Konferencës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 15 korrik do të zhvillohet me praninë e tifozëve në tribuna.

Në këtë njoftim thuhet se kryesia e klubit dhe trajneri Tahir Batatina kanë bërë të pamundurën që tifozët të jenë në tribuna për shkak se kjo do të ndihmojë klubin për të provuar që të kalojë tutje në këtë kompeticion.

15 përqind e kapacitetit të stadiumit do të lejohet të mbushet për shkak të rregullave të pandemisë COVID-19 dhe shitja e biletave do të fillojë nga dita e hënë.