EMRAT

Këta janë deputetët shqiptarë – Sa fituan partitë brenda koalicioneve?

Tani më janë numëruar 100 për qind e votave të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni të Veriut, dhe në bazë të tyre shqiptarët zyrtarisht kanë marrë 32 deputetë nga 120 gjithsejtë sa i ka parlamenti, 19 janë të “Frontit Evropian”, ndërsa 13 të koalicionit “VLEN”.

“Fronti Evropian”, që drejtohet nga Ali Ahmeti, ka marrë këtë numër deputetësh se ka grumbulluar plotë 137 mijë e 561 vota, apo 13,67 për qind, ndërsa “VLEN” 107 mijë e 90 vota, thënë ndryshe 10,64 për qind të votës totale.

Por, veç e veç kush sa deputetë i mori?

“Fronti Evropian”, që përbëhej prej disa partive shqiptare dhe ato të minoriteteve, ka marrë në total 19 deputetë, duke u renditur i dyti në nivel republikan.

Mirëpo, numrin më të madh të deputetëve  brenda koalicionit e ka marrë Bashkimi Demokratik për Integrim 10 sosh, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, me 4, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit 2, dhe 2 të tjerë i kanë marrë turqit.

Sa i përket “VLEN”-it, numrin më të madh të deputetëve e ka marrë Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit me 5 sosh, e pasur nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit me 3, BESA e Bilall Kasamit me 2, Alternativa e Afrim Gashit me 2, dhe Lëvizja Vetëvendosje me 1.

Lista e deputetëve sipas zonave zgjedhore

Fronti Evropian

Njësia 1

Blerim Bexheti

Ilir Hasani

Njësia 2

Sadulla Duraku

Skënder Rexhepi Zejd

Dijana Toska

Elmi Aziri

Njësia 5

Ziadin Sela

Musa Xhaferi

Arbana Pasholli

Ismail Jaoski

Njësia 6

Ali Ahmeti

Talat Xhaferi

Ilire Dauti

Menduh Thaci

Rina Ajdari

Bejxhan Iljas

Ilir Demiri

Sali Murati

Fatmire Isaki

VLEN

Njësia 1

Izet Mexhiti

Bekim Sali

Njësia 2

Afrim Gashi

Rijad Shaqiri

Merita Koxhaxhiku

Njësia 5

Salim Sulejmani

Njësia 6

Bilall Kasami

Bekim Qoku

Mimoza Musa

Halil Snopçe

Fatmir Limani

Saranda Imeri-Stafai

Sadik Sulejmani