​I bëhet virale video në rrjet me vëllaun e tij, reagon Antonio Conte

Antonio Conte ka bërë shaka me videon e cila u bë virale në rrjet ku shihet momenti derisa ai komunikon me stafin teknik të Interit përmes telefonit të vëllaut të tij gjatë ndeshjes me Fiorentinën e fituar me rezultat 2-0 nga “Neroazzurrët”.

Conte e kaloi ndeshjen e fundit të ndalimit prej dy ndeshjeve në stadiumin “Artemio Franchi” ku Interi u përball me Fiorentinën të premten.

Ai u kap nga kamerat gjatë minutave të fundit të ndeshjes me vëllain e tij Gianluca, i cili kishte kufje të lidhura në telefon.

Duket se Conte ndjeu se mesazhi nuk po dëgjohej mjaftueshëm, kështu që kapi pjesën e mikrofonit të kufjeve dhe bërtiti në to.

Tekniku i Interit shpërndau videon në “Instagram” dhe bëri shaka duke shkruar:

“Fatmirësisht, do të jem në stol në ndeshjen tjetër”.