Shkodër

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë

Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të djalit 4-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë.

Ndërkohë që pritet një njoftim zyrtarë vazhdojnë kërkimet për trupin e Alma Arrazit.

Në anën tjetër, vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itinerarit të Almës dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale, sipas njoftimit të Prokurorisë së Shkodrës.