​Haradinaj takon kryeministren May, i kërkon mbështetje në finalizimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë, të cilës i ka duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kryeministren May e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Falënderova kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë”, ka shkruar ai.