Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur një fjalim gjatë takimit me shqiptarët në Greqi.
Rama gjatë fjalimit tha se disa nuk e pritën që ai të shkonte në Greqi.
“Me shumë krenari për ju njerëz të jashtëzakonshëm nga të katër anët e Shqiptarisë që jeni bërë shëmbëlltyrë e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës. Disa këtu në Greqi u çuditen, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha që nëse unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, tha Rama.
@ballkani.info Edi Rama midis Athinës i dërgon mesazh të fuqishëm politikës greke: Shqiptarët janë të barabartë këtu #edirama #shqiperia #greqia #athens #albania #greece #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova🇽🇰
♬ original sound – Ballkani.info
Rama tha më tej se shqiptarët në Greqi tashmë janë të barabartë.
“Kam ardhur e flas me qytetarët e barasvlershëm të Greqisë demokratike në Evropën demokratike, ku shqiptarët nuk janë të ardhurit e leckosur por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna në historinë e saj tragjike dhe i sheh të gjithë në sy me te njëjtin respekt që kërkon dhe meriton nga të gjithë.
Ju shqiptaret e Greqisë jeni një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës dhe vendit të bekuar ku qëndroni djepi i demokracisë e me te cilin na lidh jo fqinjësia por edhe një histori mijëravjeçare. Fatet tona, zakonet, shtigjet e jetës dhe rrugët e vështira tona”, tha ai.







