LDK

Quni: Serbia na i ka vjedhur të dhënat nga Universiteti i Prishtinës dhe Trusti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka bërë të ditur se Serbia ka marrë të dhëna nga databaza e Universitetit të Prishtinës dhe nga Trusti pensional.

Quni në emisionin DPT me Fidanin tregoi edhe arsyet se për çfarë mund t’i përdorë këto informacione Serbia.

Fusha e luftës kibernetike, mbledhja e informatave nëpërmjet rrjeteve të ndryshme elektronike, por edhe atakimi në sistemet kibernetike. kemi pas raste që herë pas here janë ataku faqet tona. Kemi pas raste dhe për herë të parë po e bëjë publike, para disa viteve janë marrë shënime nga databaza e Universitetit të Prishtinës rezultatet e studentëve. Tani dikujt mund të ju doket e pa rëndësishme çfarë ju duhet Serbisë nota mesatare e studentëve. Për të ditur se në cilin nivel arsimor janë. Dhe kur kundërshtari i dinë nivelin arsimor, ai mundet me parashiku se sa munden këto kuadro me ngrit kapacitetet me ngrit institucionet, me ngrit organizata që munden me menaxhu situata të ndryshme.

Quni tregoi më tej se kjo ka ndodhur sa ka qenë ministër i Mbrojtjes. Ndërsa nuk tregoi detaje të tjera pasi që siç tha ai është informatë e klasifikuar.

“Kanë marrë informata nga Trusti. Pra e dinë shumë saktë se kur do të dalim në pension me çfarë standardi jetësor do të vazhdoj jetën, a do te jem i kënaqur a do të mund të ja dal deri në fund të muajit etj. dhe janë një mori informatave që trajtohen”, tha Quni.