​Haradinaj: Qytetarët shumë shpejt kanë mu zhgënjyer me këtë qeveri

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, se qytetarët shumë shpejt kanë mu zhgënjyer me të.

Ai në një intervistë për RTK nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron për një vizitë, ka ripërsëritur atë që ka thënë më parë për Albin Kurtit dhe qeverinë e tij.

“Nuk ndryshon asgjë nga ajo që kam thënë, është koncept mashtrues… Qytetarët shumë shpejt kanë mu zhgënjyer me këtë qeveri”, tha ai.

Haradinaj po ashtu ka theksuar se formimi qeverisë është një lajmi mirë, pasi ka shumë çështje buxhetore që duhet trajtuar dhe se ka pasur dëshirë që të ishte dje në Prishtinë, por se nuk mundur ta anulonte vizitën e rëndësishme që kishte në SHBA.