​Gjenerali Clark pritet me nderime të larta nga ushtarët e FSK-së

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan, Wesley Clark, është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, pas parakalimit që bën para ushtarëve të FSK-së pritet të mbajnë konferencë për medie.

Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Shvarc, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.