​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, pritjet në Merdare deri në një orë

Në orët e mbrëmjes gjendja me fluksin e automjeteve të udhëtarëve vazhdon të jetë me e lartë në pikat e kalimeve kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Qytetarët që frekuentojnë Merdaren duhet të presin në dalje deri në një orë, ndërsa kolona është e gjatë 60 metra. Ndërsa në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.

Në dalje të pikës tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata 60 metra dhe pritjet janë 15-20 minuta. Ndërsa në hyrje të kësaj pike udhëtarët duhet të presin 10-15 minuta dhe kolona e automjeteve është 40 metra e gjatë.

Në të gjitha pikat e tjera të kalimeve kufitare sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas orës 20:00, nuk raportohet për kolona, ndërsa pritjet në hyrje-daljet e këtyre pikave janë nga 3 deri në 10 minuta.