​Arrestohen tre dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë njofton se kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i tre personave të dyshuar, njëri i moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy javë më parë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private, që ishte vjedhur një televizor, një frigorifer dhe vegla të ndryshme pune.Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur disa nga gjërat e vjedhura të cilat do t’i kthehen pronarit.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.