Në Kosovë vazhdojnë reagime e ashpra ndaj deklaratës së ministrit të Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj i cili e ka kundërshtuar taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe.
Në vazhdën e këtyre reagimeve është edhe ky i asambleistes dhe zyrtarës së AAK-së, Fiknete Bejta.
Ajo thotë se ministri i Financave Arben Ahmetaj, një mësues anglishteje që nuk ka asnjë lidhje me sfidat ekonomike, në Shqipëri njihet si njeri i bizneseve tē shumëta e të dyshimta, por edhe personazh i shumë aferave korruptive.
“Ky person në kabinetin Rama 2 u emëru vetëm kur bëri një fushatë të madhe lobuese tek Rama me rrjetin e tij të njerëzve të parapolitikës. Kryeministri Rama thuhej se nuk kishte në plan ta bënte pjesë të kabinetit të tij Ministrin Ahmetaj për shkak të keqpërdorimive dhe sidomos në lidhje me rezultatet e dobëta, në fushën e tatimeve dhe doganave”, shkruan Bejta.
Sipas saj, Ahmetajn ekonomistët e njohin edhe si njeri të “sistemit” , por që nuk dihet nga cili sistem e ka trashiguar këtë atribut edhe pse po të lexosh mediat e huaja kur shkruajnë për Shqipërinë, mund të kuptohet lehtë.
“Ky njeri edhe kur ishte koha për t’i mbrojtur me një ligj puntorët me paga të ulta në Shqipëri ai në një rast është shpreh: “Jam kategorikisht kundër propozimit që mbronte pagat e ulëta, pasi do të prishte sistemin ”. Ahmetaj njeri i “sistemit” me lidhje të forta me Gruevskin po del të jetë krahë i fortë edhe i Vuçiqit. Mbase i ka fajet elementi “sistem””, ka shkruar në fund Bejta. /Ballkani.info/







