Zyrtari turk i Aeroporti ‘Adem Jashari’ fyen rëndë zyrtarët kosovarë, AAC diskuton nesër për të

Gokmen Aritay, zyrtar i lartë në kompaninë LIMAK, që menaxhon me aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka shkruar në një postim në rrjete sociale se pjesëtarë të aviacionit civil janë amatorë, burokratë dhe të korruptuar dhe se nuk dinë të menaxhojnë me rastet emergjente në aeroport.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i rregullojë këto autoritete pasi rregulloret copy-paste nuk funksionojnë.

Bujar Ejupi, drejtor i agjencisë së aviacionit civil, i tha Klan Kosovëa se organet e Agjencisë do të mblidhen nesër për ta diskutuar këtë postim.

Mirëpo, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, thonë se postimi i turkut u bë muaj më parë dhe nuk u është adresuar autoriteteve kosovare, pasi që nga marrja në menaxhim të aeroportit, LIMAK ka pasur raporte të mira me vendorët.