Zyrtari i VV-së druhet se Rolex’in e Sveçlës mund ta marrin ministra nga parti të tjera në të ardhmen

Në media sot u raportua se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka pranuar dhuratë nga sheiku i Katarit një orë Rolex në vlerë 30 mijë euro, të cilën ia ka falur ministrisë si suvenir të çmuar.

Lajmi nga mediumi Kosova News, u shpërnda më pas edhe nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili tha se Sveçla ka bërë një gjest jashtëzakonisht të mirë.

Një reagim ka ardhur edhe nga Arbër Zaimi, zyrtar i VV-së.

Ai ka shkruar në Facebook me një dozë sarkazme, duke thënë se Sveçla duhet të sigurohet që Rolexin të mos mund ta përvetësojë ndonjë ministër nga partië tjera në të ardhmen.

“Xhelal Sveçla nuk mjafton që nuk e mban për vete dhuratën e shtrenjtë, por ia kalon inventarit të shtetit. Ai duhet të sigurohet që Rolexin të cilin ia dhuroi kryetari i Katarit nuk do të mund ta përvetësojë ndonjë ministër nga partitë e hajnave, atëherë kur do të kenë mundësi të vijnë në pushtet, pra më së afërmi në vitin 2033”, ka shkruar Zaimi.