Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fisnik Ademi ka ofenduar këshilltarin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Driton Talin, duke e quajtur si majmun.

Ademi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur këshilltarin Tali si majmun, pasi ky i fundit ironizoi me kërcënimin për heqjen e trupave amerikan nga Kosova.

“Kush o more ky majmun?!! Një e vërtetë është që nuk ka bir nane që e ndan popullin prej frymes pro Amerikane. Qaq. Naten e mire!”, ka shkruar Ademi.

Ndërsa Tali Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, Tali ka thënë se e ka pyetur një mik të tij amerikan se kur do ta bombardojnë Kosovën. Sipas tij, ai as nuk e dinte se çka është Kosova, meqenëse tash vëmendja është të koronavirusi