Zyrtari i PDK-së tallet keq me LDK-në: Me kërkesë të SHIK-ut do të jem prezent në kuvendet e LDK-së

Zyrtari i PDK-së dhe zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli është tallur me rrahjet në kuvendet zgjedhore të LDK-së.

“Miq, ju njoftoj se sonte me kërkesë të SHIK-ut, do të jem prezent në njërin nga kuvendet zgjedhore të nëndegëve të LDK-së!”, ka shkruar fillimisht ai.

“Qëllimi i pjesëmarrjes sonë ka të bëjë me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në këto kuvende, jo më me prishjen dhe ndërprerjen e tyre! Për më shumë, ju njoftojmë në adresimet tona të radhës!”, ka shkruar më pas Cakolli, transmeton Ballkani.info.

Sonte në Kodrën e Trimave janë arrestuar disa persona pas rrahjes në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në nëndegën e kësaj lagjeje.

Kjo nuk është përplasja e vetme në këtë parti, pasi që edhe mbrëmë pati një të tillë në lagjen Mati 1.

Ndërkaq më herët, grushta e shqelma ka pasur edhe në Mitrovicë dhe në Ferizaj. /Ballkani.info/