Një eksponent i PDK-së, zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli e ka publikuar sonte një sondazh. Ky sondazh, megjithatë nuk ka as titullar, që faktikisht nuk dihet se nga kush është realizuar dhe kur është realizuar.

Sido që të jetë, sipas këtij sondazhi, PDK-ja është partia e parë (ndryshe nuk do ta kishte publikuar ky zyrtar) me 27 për qind, pastaj vije LDK-ja me 24 për qind, VV-ja më 19 dhe AAK-ja afër 13 për qind, shkruan Ballkani.info.

Në këtë “sondazh”, Nisma e kalon pragun, AKR-ja është gati 4 për qind, kurse PSD-ja as 3 për qind.

“Këto janë rezultatet e sondazhit të fundit, të cilat si duket i ka rënë në dorë Albinit dhe Glaukut, prandaj po i përgjërohen LDK-së. Por tash është vonë, nuk ju bën punë më as koalicioni me LDK, madje as burdushi nuk mundet me i shpëtu ?!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ndërkaq, sondazhet e fundit që janë bërë nga partitë, por të cilat nuk janë bërë publike flasin ndryshe. Sipas tyre, LDK-ja është e para, VV-ja e dyta, AAK-ja e treta dhe PDK-ja e katërta.

Mirëpo, gjithçka vendoset në kutinë e votimit ditën e zgjedhjeve. Deri atëherë, sondazhe të tilla do të ketë me bollëk. /Ballkani.info/

loading…