Zyrtari i Ministrisë së Arsimit publikon në faqen e MASHTI’t një foto duke treguar gishtin e mesëm

Pas gabimeve nga Ministria e Jashtme, ky sindrom e ka prekur edhe Ministrinë e Arsimit.

Ai kishte për detyrë që të postonte fotot nga aktiviteti i kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci. Por, postoi veten në faqen zyrtare të MAShT’it në Facebook nga përurimi i një shkolle në Gjakovë,

Zyrtari i ministrisë ka publikuar një duke bërë një veprim të turpshëm, duke ta treguar gishtin e mesëm dikujt.

Pak minuta më pas, Ministria e ka larguar fotografinë.

Më vonë është fshirë krejt postimi.

Nuk dihet nëse ky person është zyrtar që menaxhon rrjetet sociale të Ministrisë, apo diçka e tillë.

Ky veprim nënkupton fjalë “Fuck you”, kjo madje kuptohen edhe nga shkrimi i theksuar në bluzën e tij.