Zyrtari amerikan: Heqja e reciprocitetit hapë rrugë për dialog dhe sjellë investime në Kosovë

Adam Boehler, i cili është shefi ekzekutiv i ‘International Development Finance Corporation’, ka përshëndetur veprimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit me Serbinë duke thënë se kjo sjellë më shumë investime në Kosovë.

Adam Boehler i cili është shef i International Development Finance Corporation (DFC), agjenci e pavarur kjo e Qeverisë Amerikane që ofron financim për projektet zhvillimor.

Boehler ka shkruar në Twitter se SHBA’të e mirëpresin heqjen e taksës dhe reciprocitetit ndaj mallrave serbe. Ky hap hapë rrugë për dialog, por edhe për më shumë investime në Kosovë dhe rajon.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin zgjidhjen e çështjes së tarifës dhe heqjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe. Ky veprim hap rrugën për dialog – por edhe më shumë investime në #Kosovo dhe rajonin”, ka shkruar Boehler.

Ndërsa, Qeveria Hoti në mbledhjen e saj gjatë ditës së djeshme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke hequr pengesat e dialogut. Ne presim të njëjtën gjë nga pala serbe që t’i hiqen pengesat, e të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar kryeministri Hoti.

Vlen të theksohet se menjëherë pas heqjes së reciprociteti, MCC ka zhbllokuar gjithashtu fondet milionëshe që investon në Republikën e Kosovës.