Zyrtarët e mbështetur nga Rusia: Raketa ukrainase goditi depon e karburantit në centralin e Zaporizhzhias

Vladimir Rogov, një anëtar i administratës së mbështetur nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhias ka thënë se një sulm me raketa ukrainase goditi një vrimë në çatinë e një depoje karburanti në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Ai shkroi në Telegram se çatia e uzinës ishte “shpuar” pasi u godit nga një predhë artilerie “M777” e prodhuar nga ShBA-ja, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Rogov vazhdoi duke thënë se ndërtesa ruante “karburant të freskët për reaktorët e centraleve bërthamore”.

Pas pretendimeve për sulmin, ata thanë se nivelet e rrezatimit në central ishin normale.

Ndryshe, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për sulmet në zonën përreth uzinës në javët e fundit mes thirrjeve që Kremlini të tërheqë trupat e tij.