Zyrtare: Zhegrova prezantohet te Lille

Edon Zhegrova është futbollisti i katërt i Kombëtares së Kosovës që këtë edicion do të luajë në Ligua 1 të Francës.

 Zhegrova është prezantuar te Lille, ku ka nënshkruar kontratat me kampionët e Francës e cila e lidhë deri në vitin 2027.

Lille tashmë edhe e ka prezantuar yllin e Kosovës i cili premton se do të jap më të mirë në një kampionat ku militojnë yjet e futbollit si Messi, Neymar e Mbappe.