Zyrtare, Ujkani rikthehet në Itali, firmos për 1 vit me Torinon

Tashmë është zyrtare Samir Ujkani është portieri i ri i Torinos. Gardiani i i Kombëtares së Kosovës është rikthyer në Itali duke firmosur me një skuadër si Torino dhe duke vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Mazzarri.

Pas aventurës së dështuar në Turqi me fanellën e Rizespor ku nuk e fitoi dot vendin e titullar, Ujkani tanimë do të jetë zëvendësi i Salvatore Sirigut te skuadra Granata. Portieri kosovar ka firmosur për 1 vit me Torinon por në kontratën mes palëve ekziston edhe opsioni i rinovimit në fund të sezonit.

loading…