Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me PSG-në

Tuchel ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe do të jetë në Paris deri më 2021.

Përmes një njoftimi në “Twitter”, Paris Saint Germain ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin, Thomas Tuchel, për rinovimin e kontratës deri më 2021, e cila i skadonte në qershor të 2020.

“E gjithë familja e Paris Saint-Germain sot është e ngazëllyer për zgjatjen e kontratës së Thomas Tuchel”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Në sezonin e parë në Francë, Tuchel e fitoi Ligën pa ndonjë problem, por u turpërua në Champions nga Manchester United, duke humbur me përmbysje në “Parc des Princes”.

Rekordet që Tuchel i theu në sezonin e parë në PSG

Ekipi i Thomas Tuchel është ekipi i parë në histori të Ligue 1 që shënon në çdo ndeshje në 38 xhiro.

PSG-ja e Thomas Tuchel hyri në histori gjithashtu pasi fitoi çdo ndeshje në 12 xhirot e para, askush se ka arritur këtë në top 5 ligat në Evropë.