Zyrtare, Torres është transferimi i parë i Xavit te Barcelona

Tanimë është konfirmuar nga gjigandi katalunas Barcelona që sulmuesi anësorë i Manchester Cityt Ferran Torres është transferimi i tyre më i ri.

Ferran Torres lë kampionin anglez Cityn për tu bërë transferimi i parë i trajnerit Xavi te Barcelona, për një shumë afro 55 milionë euro.

Torres ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në stadiumin “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2027.

Po ashtu, pas Ansu Fatit dhe Pedrit, edhe Ferran Torres hyn në listën e lojtarëve te Barcelona që kanë klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

Sulmuesi 21 vjeçar rikthehet në Spanjë vetëm 18 muaj pas largimit të tij nga skuadra e Valencias drejt Manchester Cityt, ku me këtë të fundit arriti të bëjë 43 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 16 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Konfirmimin e Barcelonës për transferimin e Ferran Torres nga Manchester City e gjeni më poshtë.