Klubi i futbollit Trepça ka njoftuar se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri.
Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.
Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakte
“Falënderoj klubin për besimin. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart kjo fanellë falenderoj presidentin e klubit Nexhmedin Haxhiu si dhe Ajet Shoshollin dhe Rafet Prekazin do të jap maksimumin për të rikthyer energjinë, besimin dhe rezultatet pozitive. Trepça është klub i madh dhe me histori ka potencial, me punë e përkushtim do të mundohemi ta tregojmë në fushë.”
KF Trepça i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re! ![]()
“, ka thënë Lushtaku gjatë prezantimit.







