Shpëtim Duro

Zyrtare/ Struga dhe Duro ndajnë rrugët pak javë para fundit të sezonit

Shpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës së Strugës.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi i Strugës përmes rrjeteve sociale, ku thekson se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

 “FC Struga njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”-shkruhet në njoftimin e Strugës.

Duro mori drejtimin e Strugës në mes të sezonit 2022-2023 dhe e shpalli kampione të Maqedonisë së Veriut, si dhe pati një rrugëtim pozitiv edhe në Evropë.