Sindrit Guri

Zyrtare: Sindrit Guri lojtari më i ri i Prishtinës

Sindrit Guri edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Prishtinës.

Sulmuesi shqiptar pas një përvoje të gjatë në kampionate të ndryshme evropiane do ta përjetojë aventurën e parë kosovare, ku ka nënshkruar me FC Prishtinën.

Pasi ka kaluar edhe testet mjekësore, Guri është prezantuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ si anëtari më i ri i bardhekaltërve.

Guri është shprehur shumë i lumtur që do ta vesh fanellën e Prishtinës, derisa shpreson që të ketë paraqitje të mira dhe t’i arrijë objektivat me klubin.

“Më erdhi një mundësi shumë e mirë, duke e parë Prishtinën si klub dhe kryeqytet të Kosovës, është kënaqësi për mua dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur të vesh fanellën bardhekaltër”.

“Pres të bëjmë përformanca sa më të mira të kemi rezultatet sa më pozitive dhe të arrijmë deri te objektivat e klubit”.