Zyrtare: Sigal Prishtina nënshkruan me Arbër Berishën

Sigal Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e basketbollistit të ri, Arbër Berisha.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.

I fundit që është transferuar nga klubi më i trofeshëm shqiptar i basketbollit është Arbër Berisha.

Postimi pa ndërhyrje i KB Prishtinës

Arbër Berisha edhe zyrtarisht në kryeqytet

Sot në zyret e klubit, në prani të Presidentit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi, Arbër Berisha nënshkroi kontratën me klubin tonë.

Arbëri theksoi se po ndihet shumë mirë në klubin më të trofeshëm shqiptar Sigal Prishtina. Arbëri premtoj që do jap maksimumin që klubi t’i arrijë objektivat në këtë sezon.