Zyrtare: Shtyhet për 30 minuta takimi Napoli – Parma

Është shtyrë për 30 minuta fillimi i ndeshjes Napoli – Parma.

Takimi i planifikuar të niste nga ora 18:00, është shtyrë për gjysmë ore, për shkak të dëmimit në çatinë e stadiumit ‘San Paolo’.

Mbrëmë qyteti i Napolit është përballur me disa stuhi të mëdha dhe erëra të forta, dhe gjatë natës disa mbulesa të çatisë janë gjetur në fushë.

Autoritetet lokale gjatë tërë ditës kanë punuar për të stabilizuar strukturën dhe kanë kontrolluar nëse mund të dëmtohet sërish çatia apo jo.

Ndaj Parmës në stolin e Napolit do të debutojë trajneri Gennaro Gattuso.