Shtëpia e futbollit UEFA sot ka njoftuar se ndeshja e Kualifikimeve Evropiane 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë, pasi autoritetet izraelite aktualisht nuk e lejojnë kombëtaren e tyre të udhëtojë jashtë vendit.
Ashtu siç pritej, shkaku i luftës në Izrael, UEFA ka vendosur që ndeshja e paraparë të zhvillohej të dielën të shtyhet për një kohë.
UEFA me kohë do të njoftoj për datat e reja në lidhje me ndeshjet të cilat janë shtyrë.
Kujtojmë Kosova sonte do ta zhvillojë përballjen ndaj Andorrës me fillim nga ora 20:45.







