Futbolli italian ka hyrë në një situatë kaotike.
Pas shtyrjes së disa ndeshjeve në fundjavë, sapo është konfirmuar edhe pezullimi i ndeshjes së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, e programuar të zhvillohej ditën e mërkurë.
Sëmundja infektive e njohur me emrin Koronavirus ka marrë përmasa të mëdha të përhapjes në Itali. Shumë aktivitete, përfshirë edhe ato sportive janë duke u anuluar, shkaku i rrezikshmërisë së përhapjes më të madhe të këtij virusi.
Në fundjavë, është vendosur që të shtyhen disa ndeshje nga Serie A, ku bënte pjesë edhe derbi mes Juventusit dhe Interit.
Por, sot është marrë vendimi që të shtyhet edhe sfida kthyese e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit.
Ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit në ‘San Siro’, kishte përfunduar 1-1.







