Zyrtare: Shqipëria miqësore me Çekinë në Pragë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor.

Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 Qershor 2021 në udhëtim.

Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, duke treguar se kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në kryeqytetin çek, Pragë, ndërsa ora e nisjes dhe stadiumi mbeten të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Kombëtares brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të sfidojnë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.