ZYRTARE: Shkarkimi i bujshëm te Milani, ndërpritet bashkëpunimi me…

Klubi i Milanit ka njoftuar se ka shkarkuar Zvonimir Bobanin.

Përmes një komunikate, klubi kuqezi ka falënderuar Bobanin për punën e bërë, duke i uruar suksese për të ardhmen.

“AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij si Zyrtar Kryesor i Klubit me efekt të menjëhershëm”.

“Klubi falënderon Zvonimin për shërbimet e tij në klub për nëntë muaj, dhe i uron gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”.

“Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Piolin dhe ekipin e tij të parë në të gjitha fushat”, thuhet në reagimin për media.