Zyrtare: Serie A me pesë zëvendësime në sezonin 2020-21

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se në sezonin e ri në Serie A do të jenë pesë zëvendësime.

Ky rregull ishte prezantuar për të parandaluar lëndimet nga rikthimi i zhvillimit të ndeshjeve të javëve të fundit në ligë, pas ndërprerjes që ishte shkaktuar nga COVID-19.

FIFA ka thënë dhënë leje që të vazhdohet me këtë rregull edhe për edicionin 2020-21 për shkak të situatës jo të zakonshme që po vazhdon ta prekë futbollin që nga fillimi i pandemisë,

“Lega Serie A ka kërkuar që në sezonin 2020-21 të jenë pesë zëvendësime. Mund të konfirmoj se do të jenë pesë zëvendësime që nga fillimi i sezonit”, ka thënë Gravina në një konferencë për media, raporton Football-Italia.

Deri më tani, vetëm Premier Liga e Anglisë është ajo që ka refuzuar mundësinë për të pasur pesë zëvendësime gjatë një ndeshje.