Zyrtare: Ruben Loftus-Cheek kalon te Milani

Ruben Loftus-Cheek është zyrtarisht lojtar i ri i Milanit pas përfundimit të testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës katërvjeçare.

Është një marrëveshje që zgjat deri në qershor të vitit 2027 dhe mesfushori kaloi testet mjekësore të enjten, pasi fluturoi nga Londra të mërkurën mbrëma.

“AC Milan  është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Ruben Loftus-Cheek  nga Chelsea FC. Lojtari ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin deri më  30 qershor 2027 “, thuhet në njoftimin e klubit.

Sky Sport Italia raporton se tarifa e transferimit ishte vendosur në një total prej rreth 21.5 milionë euro me bonuse.

Lojtari pritet të fitojë rreth 4 milionë euro në sezon.

Loftus-Cheek ka bërë karrierë edhe te Fulham dhe Crystal Palace.