Zyrtare: Ronaldo rikthehet në Manchester United

Gjithçka është zyrtare. Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United.

Njoftimi është bërë nga klubi anglez në faqen e tyre në Twitter.

“Mirëseerdhe në shtëpi, Cristiano”, shkroi klubi në Twitter.

Ronaldo, fitues pesë herë i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë tituj të UEFA Champions League, katër Kupa Botërore të Klubeve FIFA, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Sa ishte pjesë e Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje.