Jose Mourinho është shkarkuar nga Roma, duke i dhënë fund periudhës së tij në Itali gjatë sezonit të tretë.
Mourinho iu bashkua Giallorossi-t në vitin 2021 dhe u bë i preferuari i tifozëve, duke fituar Ligën e Konferencës së Evropës në vitin 2022, përpara se ta drejtonte ekipin në finalen e Europa League sezonin e kaluar, transmeton Ballkani.info
Por, humbja ndaj Milanit fundjavën e kaluar e la klubin në vendin e nëntë në Serie A, që siç duket e çoi në këtë vendim.
Në një deklaratë të klubit thuhej “Ne do të donim të falënderonim José në emër të të gjithë neve, për pasionin dhe përpjekjet e tij që nga ardhja në klub”, thanë Dan dhe Ryan Friedkin.
“Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga qëndrimi i tij në Romë, por besojmë se një ndryshim i menjëhershëm është në interesin më të mirë të klubit” thuhet ndër tjera në deklaratë.







