Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e 18 vjeçarit, Reinieri

Real Madridi ka njoftuar se e ka transferuar edhe zyrtarisht Reinierin nga Flamengo.

Los Blancos bënë të ditur se marrëveshja është arritur me skuadrën braziliane për t’i marrë kështu shërbimet e mesfushorit.

Lojtari 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2026.

Lojtari do të luajë fillimisht te Real Madridi Castilla, në mënyrë që të ambientohet me futbollin spanjoll.

Në sezonin 2020/2021, ai pritet ta ketë shansin që të kalojë në skuadrën e parë.

Edhe pse nuk është zbuluar shuma e transferimit, madrilenët thuhet se i kanë paguar Flamengos rreth 35 milionë euro.