Zyrtare: Real Madrid e shkarkon Lopeteguin, ky është trajneri i ri

Bordi i drejtorëve të Real Madridit, në mbledhjen e tyre të mbajtur më 29 tetor, janë pajtuar për t’ia shkëputur kontratën trajnerit Julen Lopetegui.
Ky vendim, i adoptuar nga nivelët më të larta të përgjegjësi, bëhet më qëllim të ndryshimit të dinamikave të skuadrës së parë, kur të gjitha objektivat e klubit ende janë të arritshme.

Bordi i drejtorëve e kupton që ka një dispërporcion të madh në mes të kualitetit të stadfit në Real Madrid, të cilët kanë tetë lojtarë të nominuar për Topin e Artë, një gjë që është e paprecendentë për historinë e klubit me rezultatet që janë arritur.

Krejt në fund klubi e ka falënderuar Julen Lopeteguin dhe skuadrën e tij teknike për përpjekjet dhe punën e tyre dhe i ka uruar atij sukses në karrierën profesionale.

Po ashtu, bordi ka vendosur që trajner i përkohshëm të jetë Santiago Solari, i cili do ta udhëheq skuadrën duke filluar nga nesër, ditën e martë.