Zyrtare: Rabiot është lojtar i ri i Juventusit

Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin Adrien Rabiot nga Paris Saint-Germain si transferim i lirë.

Edhe pse deklarata zyrtare e Juventusit nuk përmendi kohëzgjatjen e kontratës së Rabiot, kuptohet se ai ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me vlerë shtatë milion euro në sezon plus bonuse, që mund të arrijnë shifrën e 10 milion eurove.

Mesfushori francez do të prezantohet si nënshkrimi i fundit i Bianconerëve të martën nga ora 11:00.

24-vjeçari filloi me PSG-në në vitin 2013 dhe luajti 227 herë për gjigantët francez, duke shënuar 25 gola, duke siguruar 20 asistime dhe duke fituar gjashtë tituj të Ligue 1.

Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale e pa atë të bie nga hierarkia e ekipit të parë në dhjetor.

Rabiot dukej i vendosur për t’u transferuar te Barcelona, por marrëveshja e tyre për Frenkie de Jong e le atë të nënshkruaj me Bianconerët.

Francezi gjithashtu ka gjashtë paraqitje për Francën, por nuk ka luajtur për vendin e tij në më shumë se një vit pasi ka refuzuar vendin në listën rezervë për Kupën e Botës 2018.