Sezoni 2019/20 në Bundesliga do të nisë me 16 gusht.
Tashmë është zyrtare. Sezoni i ri në Bundesliga do të nisë me 16 gusht me ndeshjen Bayern Munich vs Hertha Berlin, e cila do të zhvillohet në “Allianz Arena” nga ora 20:30.
Werder Bremen me Milot Rashicën, e nisin edicionin e ri me 17 ose 18 gusht, kundër Fortuna Dusseldorf, derisa Dortmundi po ashtu në shtëpi do të ketë punë me Augsburgun.
Rashica do të ballafaqohet me Bayern Munich me 14 dhjetor.








