Zyrtare: Prishtina ‘lëshon bombën’, prezanton tri transferime të mëdha

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht tri transferime të mëdha gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Prishtina është e interesuar të mbrojë titullin kampion edhe këtë sezon dhe për këtë tashmë ka filluar përforcimin e skuadrës.

Kryeqytetasit tashmë kanë kryer tri transferime dhe sot gjatë ditës kanë prezantuar ata me anë të faqes së tyre zyrtare.

Bëhet fjalë për dy yje të mëdha që vijnë nga Superliga e Kosovës, Xhevdet Shabani dhe Mendurim Hoti, ndërsa Bleart Tolaj vjen nga Superliga Kroate.

“Blindohet sulmi! Mendurim Hoti nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku”.

“Mirë se vini djema në shtëpinë bardh e kaltër”, thuhet në postimin e Prishtinës.