ZYRTARE: Premier League rifillon më 17 qershor

Premire League e Anglisë në futboll do të rifillojë më 17 qershor.

BBC ka njoftuar se ndeshjet e para do të jenë Aston Villa – Sheffield United dhe Manchester City – Arsenal.

Sipas BBC-së klubet ende janë duke diskutuar në një takim, por në parim është arritur marrëveshja për vazhdim.

Premier League është pezulluar në mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit. Skuadrat janë kthyer në stërvitje në bazë të një plani të hartuar. Skuadrat po ushtrojnë, ndonëse ende po paraqiten raste në mesin e lojtarëve dhe pjesëtarëve të klubeve.