Që nga java e kaluar, për shkak të epidemisë së koronavirus, shumica e kampionateve të futbollit janë ndalur. Sidoqoftë, në disa vende, tifozët e futbollit mund të gëzonin akoma, si në Turqi, ku ndeshjet luheshin me dyer të myllura.Mirëpo tani gjithçka ka mbaruar.

Pas kërkesës së FIFPro, sot u mbajt një mbledhje për të diskutuar të ardhmen e Superligës turke dhe sporteve të tjera.

Dhe siç raportohet nga media locale “Fanatik”, Ministri i Rinisë dhe Sporteve Mehmet Kasapo?lu njoftoi pezullimin e menjëhershëm të kampionatit turk. 

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së klubeve Mehmet Sepil tha se do të zhvillohet një takim telefonik këtë të Premte me klubet e Süper Lig. 

Për momentin, nuk është caktuar asnjë datë rinisjeje,ndërsa kujtojmë që Premier League nuk do të rifillojë deri më 30 Prill.