Zyrtare: Nga Serbia në Kosovë, KB Rahoveci përforcohet me një tjetër basketbollist

KB Rahoveci ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje transferimi me basketbollistin nga Orleans, Tyree Griffin.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, klubi nga Rahoveci ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan.

Tyre Griffin së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Serbia, Mladost, teksa në pjesën e mbetur të sezonit do ta veshë fanellën ‘kaltër e bardhë’.

“Basketbollisti nga Orleans, që së fundi u paraqit për skuadrën serbe Mladost, për pjesën e mbetur të sezonit do ta djersitë fanellën tonë. Padyshim se me zbarkimin e tij në ‘Mizahir Isma’ rriten apetitet, megjithëse do të vazhdojmë kokëulur, ashtu siç i ka hije një klubi serioz, ku puna dhe angazhimi i pashoq janë atributet kryesore që e karakterizojnë” – thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.