Neymar Jr., është rikthyer në klubin ku nisi gjithçka.
Santosi i Brazilit tani do të jehojë emrin e yllit që i dha shumë futbollit, shkruan IndeksOnline.
Presidenti i ekipit, Marcelo Texeira, ka konfirmuar rikthimin e brazilianit në ekip, pasi ky i fundit shkëputi kontratën me Al-Hilalin.
Kontrata gjashtë mujore mes Neyt dhe ekipit do të nënshkruhet këtë muaj.







