Neymar edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra ku u bë i famshëm.

Braziliani ka nënshkruar kontratë me Santosin.

Ajo çfarë është interesante, Neymar do të paguhet 166 mijë euro në muaj.

Ai la milionat në Arabinë Saudite ku ishte pjesë e Al Hilalit, e tani do ta ndihmojë ish-skuadrën e tij.

Neymar është një nga futbollistët më të mirë të Santosit, ku para se të transferohet te Barcelona, laujti 230 ndeshje zyrtare me bardhezinjtë, ku shënoi 138 gola.

Pode assinar, meu eterno Menino da Vila! ✍🏽 #ThePrinceIsBack pic.twitter.com/TCGvaX3g6w

— Santos FC (@SantosFC) January 31, 2025