Zyrtare: Në Shqipëri ndërpriten garat e futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë kampionatin e futbollit, në të gjitha ligat në Shqipëri, pas sulmit ndaj gjyqtarit, javën e shkuar.

Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri ka njoftuar se e respekton vendimin e marrë nga gjyqtarët e futbollit, të cilët kishin bojkotuar garat një ditë më parë.

Ky vendim sipas medieve në Shqipëri, është marrë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj gjyqtarëve, pas asaj që ndodhi në përballjen mes Kamzës dhe Laçit.

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate për media bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara për këtë fundjavë nuk do të zhvillohen, deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.

Pas sulmit ndaj gjyqtarit në javën e kaluar, skuadra e Kamzës është përjashtuar nga garat e kategorisë Superiore, derisa kryetari i saj, është suspenduar nga futbolli për 36 muaj.